Shkëndija vs miravci (29.09.2024)
Ndeshja e së dielës ishte një nga derbit dhe performancat më të shkelqyera ne aspektin tifozërik për tifogrupin ‘Ballistët.’
Duke filluar nga e hëna e javës së kaluar, grupi punues u angazhua që për një kohë të shkurtër ti sigurojë materialet e nevojshme për koreografinë e ndeshjes.
Koreografia ishte e frymëzuar nga tribuna jonë, nga realiteti në përjetësi. Fotografia ishte shkrepur pikërisht nga derbi i shkuar me po të njejtin rival.
Sa i përket animit, mund të themi se ishte një nga atmosferat më të zjarrta të Ballistëve dhe poashtu atmosferë që rrallë shihet nëpër stadiumet e Ballkanit. Këndim pa ndalur përgjatë 90 minutave.
Provokimet e portierit kundërshtar edhe këtë rradhë nuk munguan, por megjithatë mori përgjigjjen e merituar nga Shkëndija duke ia mbushur rrjetën me plot 4 gola, ndërsa sa i përket goditjes së tij me gurë, nuk është aspak e vërtetë ashtu siç ‘aktron’ portieri në fjalë, por ishte një simulim nga ana e tij për të arsyetuar humbjen.
Ballistët do të vazhdojnë edhe më të fortë në mbështetje të klubit deri në përfundim të gjysëmsezonit vjeshtor.
‘Prej kur u linda si Ballist u rrita’