hkendija vs Fortuna 1994
Klubi Shkëndija u ringrit në vitin 1981, pasi ishte suspenduar nga garat e futbollit per 3 vite rradhazi nen arsyetimin dhe akuzen si klub me prapavije politike, dhe ide nacionaliste qe paraqet rrezik për pushtetin e atëhershëm.
Shkëndija garonte në ligën rajonale për disa vite, dalë ngadalë korte suksese të vrullshme ku ariti te kualifikohet në ligë të trete, dhe më pastaj ne vitin 1994 do të luhej ndeshja më e rëndësishme e klubit në historikun e sajë ajo e kualifikimit në ligën e dytë qe paraqiste një sukses mjaftë të madh për një klub shqiptar që mbështetej nga i gjithë pollogu dhe më gjerë.
Festa per ate ndeshje do të fillon një ditë përpara, ndërsa për themeluesit e tifogrupit Ballistët paraqiste një përgjegjësi për organizimin dhe në të njëjtën kohë krenari e gëzim pas gjithë atyre viteve vuajtje dhe mundim, pasi siç tregojnë protagonistet, më e rende ishte gara në ligat më të ulta pasi duhej që Shkëndija të luaj nëpër fshatra me shumicë maqedone ku shume here i gjithe fshati jane organizuar dhe me mjete blegtorale kane sulmuar ballistet, por iu eshte kthyer dyfish apo te themi boomerang sulmi i tyre, e keqja eshte se jane akuzuar si sulmues dhe kane patur denime te majme ne te holla dhe jo rralle here jane perballur me arrestime dhe me burgosje.
Dita e ndeshje serdhi, edhe pse ishte dite pune e mërkurë, në qytet të gjitha dyqanet kanë qenë të mbyllura dhe organizimi ishte në atë forme që të gjitha lagjet pasi të jenë tubuar pikëtakimi do te ishte në qendren e qytetit ku më pastaj do të marshohej per ne stadium.
Njëri nga themeluesit e tifogrupit gjithashtu potencon se atë ditë edhe gjimnazi i Tetoves nuk ka mbajtur mësim pasi të gjithë nxenesit kishin shkuar per te ndjekur ndeshjen.
Rreth 15000-17000 spektatore do te tubohen ne stadium, rekord ne vete ky numer pasi ne lige te trete te tubosh kaq njerez per nje ndeshje futbolli ne ate kohe ishte paimagjinueshme dhe ja kalonte shifrat e shikueshmerise edhe liges se pare.
Besim Saliji (Allka) njëri ndër themeluesit e ballisteve ka kontribuar edhe financiarisht per blerjen e flakadaneve per kete ndeshje.
Te ndezesh nje flakadan ne ate kohe sic edhe potencohet ne dokumentarin 20 vite ballist denimi ka qene rreth 2500 marka vetem fillimi, por megjithate dashuria per klubin, festa qe duhej te ishte sa me ipmozante beri qe dashamire te klubit te kontribuojne dhe te mbulohen te gjithe keto harxhime
Shkendija me rezultat bindes 5-1 fitoi Fortunen e Hasanbegut dhe u plasua ne lige te dyte, nderkaq kjo ndeshje do te mbetet ne kujtese per shume kohe per ata te cilet e kane perjetuar dhe nje shembull per gjeneratat tjera qe do te vijne, se sa eshte sakrifikuar per kete klub dhe qe mos ta lene te vetem asnjehere.