Ballistët 1992

 

 

Rreth nesh

Shkëndija vs Fortuna 1994

Klubi Shkëndija u ringrit në vitin 1992, pasi ishte suspenduar nga garat e futbollit që nga viti 1981, nën arsyetimin dhe akuzën si klub me prapavije politike, dhe ide nacionaliste që paraqet rrezik për pushtetin e atëhershëm.
Shkëndija garonte në ligën rajonale pas ringritjes, dalë ngadalë korrte suksese të vrullshme ku arriti të kualifikohet në ligë të tretë, dhe më pastaj në vitin 1994 do të luhej ndeshja më e rëndësishme e klubit në historikun e sajë ajo e kualifikimit në ligën e dytë që paraqiste një sukses mjaftë të madh për një klub shqiptar që mbështetej nga i gjithë pollogu dhe më gjerë.
Festa per atë ndeshje do të fillon një ditë përpara, ndërsa për themeluesit e tifogrupit Ballistët paraqiste një përgjegjësi për organizimin dhe në të njëjtën kohë krenari e gëzim pas gjithë atyre viteve vuajtje dhe mundim, pasi siç tregojnë protagonistët, më e rëndë ishte gara në ligat më të ulta pasi duhej që Shkëndija të luaj nëpër fshatra me shumicë maqedone ku shumë herë i gjithe fshati janë organizuar dhe me mjete blegtorale kanë sulmuar ballistet, por iu eshte kthyer dyfish apo të themi boomerang sulmi i tyre, e keqja është se janë akuzuar si sulmues dhe kanë patur dënime të majme në të holla dhe jo rrallë herë janë perballur me arrestime dhe me burgosje.

Dita e ndeshjes erdhi, edhe pse ishte ditë pune e mërkurë, në qytet të gjitha dyqanet kanë qenë të mbyllura dhe organizimi ishte në atë formë që të gjitha lagjet pasi të jenë tubuar pikëtakimi do të ishte në qendrën e qytetit ku më pastaj do të marshohej për në stadium.
Njëri nga themeluesit e tifogrupit gjithashtu potencon se atë ditë edhe gjimnazi i Tetoves nuk ka mbajtur mësim pasi të gjithë nxenësit kishin shkuar per te ndjekur ndeshjen.
Rreth 15000-17000 spektatore do të tubohen në stadium, rekord në vete ky numër pasi në ligë të tretë të tubosh kaq njerëz per një ndeshje futbolli në atë kohë ishte e paimagjinueshme dhe ja kalonte shifrat e shikueshmerisë edhe ligës së parë.
Besim Saliji (Allka) njëri ndër themeluesit e ballisteve ka kontribuar edhe financiarisht për blerjen e flakadaneve për ketë ndeshje.
Të ndezësh një flakadan në atë kohë siç edhe potencohet në dokumentarin 20 vite ballist dënimi ka qenë rreth 2500 marka vetëm fillimi, por megjithate dashuria per klubin, festa që duhej të ishte sa më ipmozante bëri që dashamirë të klubit të kontribuojnë dhe të mbulohen të gjithë këto harxhime

Shkëndija me rezultat bindës 5-1 fitoi Fortunen e Hasanbegut dhe u plasua në ligë te dytë, ndërkaq kjo ndeshje do të mbetet në kujtesë për shumë kohë për ata të cilët e kanë përjetuar dhe një shembull për gjeneratat tjera që do te vijnë, se sa është sakrifikuar për këtë klub dhe që mos ta lenë te vetëm asnjëherë.