SHKËNDIJA vs rabotniçki 2016

Shkëndija vs Rabotnicki 2016

Pas humbjes së dy finaleve atë të 2006 kundër ekipit makedonija gj.p dhe kundër teteksit 2013, Shkëndija me sponzorin e ri Ecolog dukej shumë më e fuqishme dhe më mirë e organizuar se finalet tjera, dhe për këtë entuziazmi dhe euforia ndër ballistë ishte rritur mjaftë, ëndrra për tu shpallur kampion ne kupën e F.Y.R.O.M nuk pushonte, ndërsa tani ishte rasti më i mirë për ta realizuar këtë ëndërr të kahmotshme.

Tetova e etur për këtë sukses, do të organizohej në mënyrë spektakolare.

Ballistët fillimisht mbajnë një mbledhje gjithëpërfshirëse të tifogrupit ku marrin pjesë shumë nëngrupe dhe përfaqësues të lagjeve pasi atë kohë organizimi i Ballistëve funksiononte në mënyrë hierarkike me:

1.Kryetar

2. Nënkryetar

3. Anëtarë të kryesisë së ngushtë dhe

4. Përfaqesuses te nëngrupeve apo lagjeve.

Nëngrupet ishin te obliguar që për një afat të caktuar kohor të përpilojnë listën e antarëve që kërkojnë të jenë prezent në këtë ndeshje dhe rezultoi si ide mjaftë e qëlluar, ku për një kohë të shkurtër na u pasqyrua numri i tifozëve, që ishte gjigand me çka edhe euforia u rrit edhe më tepër.

Rreth 3000 balliste do të pushtonin stadiumin në Shkup, arenën Adem Jashari, koordinim perfekt i udhëheqësit të grupit dhe tifozëve në fillimin e këngëve dhe animit.

Për këte ndeshje ishte përgaditur koreografi dhe pyroshow spektakolar.

• Koreografia pasqyronte sfidat, ngacmimet dhe pengesat që po i bëheshin klubit Shkëndija dhe rrugën të cilën duhej të përshkonte për të arritur deri te ngritja e kupës së F.Y.R.O.M.

– Shkëndija me rezultat bindës 2-0 arriti të fitojë, ndërkaq festa nuk do të pushonte edhe pas ndeshjes ku në Tetovë, të gjithë qytetarët të cilët nuk kishin mundësi të jenë në stadium ishin mbledhur në shesh për të pritur lojtarët dhe për të festuar, gëzimi dhe entuziazmi shihej qartë te të gjithë.

Leave a Reply