17 Maj 2017.
Pas finales së lavdishme të vitit 2016 ku Shkendija doli triumfuese kundër Rabotniçkit, një vit më vonë klubi jonë arriti që të plasohet në finale dhe atë kundër skuadrës nga Manastiri Pelister.
Duke patur parasysh se organizimi në finalen paraprake ishte masiv nga ana e Ballistëve, frika që patën Ffm në bashkpunim me Mpb vendosën që finalen ta mbajnë në Strumicë qytet ky shumë i largët për të dyja ekipet dhe me një stadium që kapaciteti i tij ishte shumë i vogël në krahasim me interesimin dhe kërkesat për këtë ndeshje.
Pas ngjarjeve të 27 prillit ku një politikan shqiptar ishte rrahur për vdekje në Parlamentin e f.y.r.o.m situata dhe tensionet ndëretnike ishin në kulmin e sajë me shkas edhe ndeshja ishte e cilësuar si e rrezikut më të lartë, këtë e dëshmoi edhe prania e më shumë se 2000 forcave policore për këtë ndeshje.
Fillimisht nga ana e federatës ishte bërë me dije se vetëm nga 300 bileta do të jenë në dispozicion për tifogrupet ultrase.
Interesimi nga ana e Ballistëve ishte mjaftë i madh, ndërsa mundësia për të qenë prezent në këtë ndeshje ishte e vogël përshkak numrit të kufizuar të biletave, andaj Ballistët mbajtën një mbledhje paraprake ku u diskutua të bojkotohet ndeshja dhe e njëjta të luhet në arenën Adem Jashari në Shkup, kërkesa hasi në vesh të shurrdhër, me cka u vendos që të shkohet në finale. Tifogrupi kundërshtar me një hile të mirë organizuar nga federata u ishin shpërndarë rreth 600 bileta apo më tepër.
Sidoqoftë 300 Ballistë u nisën për finale, 3 buse dhe 2 furgonë nën shoqërimin e rreptë të forcave policore arritën të futeshin në stadium me vonese deri në 30 min pas kontrolleve të rrepta dhe ndalesave të qëllimshme gjatë rrugës, me tu futur në stadium këndohet kënga e famshme besa besë e shoqëruar me hapjen e shumë flamujve kombëtar ku me ç’rast tërboi palën tjetër, ku filluan ofendimet nga ana e tyre në baza nacionale ku pastaj iu kthye në të njejtën masë nga tifogrupi jonë, kjo bëri që ndeshja të ndërpritet për një çast dhe spikeri dhe kapitenët e klubeve paralajmëruan grupet se në qoftë se kjo përsëritet do të ndërpritet ndeshja përfundimisht.
Ballistët edhe pse më të paktë ne numër kundrejt 5000 spektatorëve kundërshtar ishin më të zëshëm dhe treguan mentalitet të lartë të gatshëm për tu perballur edhe fizikisht me palen kundershtare, perfat të keq klubi jonë i zemres e humbi finalen.
Shpresojmë dhe besojmë që këtë vit ekipi jonë do të arrijë të plasohet në finale, ndërsa Ballistët presin me padurim këtë ndeshje.